E bën edhe Gjyste Vulaj, shfaq linjat në plazh

Këngëtarja GJyste Vulaj është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

21/01/2018 09:04

Tash e sa vite, ajo i ka qëndruar besnike skenës muzikore dhe çdo herë është aktive me performanca sidomos në Ulqin, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka vendosur që bashkë me familjen të pushojë për pak ditë dhe t’i lë pas angazhimet në profesion.

Meksika është destinacioni që ka zgjedhur Gjystja për pushime e që përmes fotografive që sjell në rrjete sociale, duket se po kalon kohë të mrekullueshme atje.

Në disa imazhe që ka postuar së fundi, ajo u shfaq në bikini duke treguar se trupi i saj është në top-formë edhe përkundër moshës. /Lajmi.net/