E bën edhe Era, s’i reziston “manisë” së femrave

Këngëtarja Era Istrefi është shumë shpesh në udhëtime rreth projekteve muzikore.

ShowBiz

21/01/2018 15:26

Por, kjo gjë nuk e ka ndaluar atë të kujdeset edhe për linjat trupore të cilat vazhdimisht arrin t’i mbajë në top-formë, shkruan lajmi.net.

Kohën e fundit janë të shpeshta paraqitjet e Erës nga palestra, ku edhe kujdeset për t’i arritur format e dëshiruara, ashtu si edhe shumë femra që e përdorin kohën e fundit.

Në postimin e fundit që ka bërë në Instagramin e saj, Era u shfaq në palestër duke vënë në fokus të pasmet e formësuara.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Era është “No I Love Yous”, që e solli në duet me French Montanën. /Lajmi.net/