E bartë në shpinë me një thes sepse refuzonte të shkonte në shkollë (Video)

Shumica e prindërve shpesh duhet të ballafaqohen me faktin se fëmijët e tyre nganjëherë refuzojnë të shkojnë në shkollë në një mënyrë ose tjetër, shkruan DailyMail.

Fun

03/12/2015 18:53

Por një burrë në Kinë me sa duket nuk kishte durim apo nuk ishte i gatshëm ta korruptojë me ndonjë ëmbëlsirë mbesën e tij për ta bindur të shkojë në shkollë, kështu një ditë vendosi ta fus në një thes dhe ta dërgojë tek autobusi i shkollës i cili po e priste para lagjes, transmeton lajmi.net.

Një video e postuar në internet, por që besohet se ka ndodhur gjatë vjeshtës në një fshat në provincën Guandong në pjesën juglindore të Kinës, shfaq një gjysh duke e bartur me thes në shpinë mbesën e tij.

Gjesti i këtij gjyshi është duartrokitur nga bashkëfshatarët e tij, për faktin se kishte arritur ta bart me thes në shpin mbesën e tij, e në njërën dorë t’ia mbajë edhe çantën. (lajmi.net)