E bart motrën në shpinë për të shkuar çdo ditë në shkollë, në ditën e diplomimit ndodh e pazakonshmja! (Foto)

Ella Mae ka pësuar një aksident kur ka qenë foshnje dhe u bë e gjymtuar. Në moshën 12 vjeçare, vëllai i saj 14 vjeçar u kujdes për të që të shkonte në shkollë çdo ditë. Dashuria dhe përkushtimi për motrën e vogël, bëri që ata të dy të diplomojnë bashkë. Kjo histori u postua online dhe së shpejti mori edhe vëmendjen e mediave.

Lifestyle

16/04/2017 09:19

Sipas Definitely Filipino, Ella Mae Belida nga Filipinet pësoi aksident kur ishte 11 muajshe. Pas operimit, Ella nuk ishte në gjendje të shkonte në shkollë. Ajo duhej të qëndronte në shtëpi, me familjarët që do të përkujdeseshin për të.

“Ajo mund të ecte disa hapa deri në moshën 7 vjeçare. Por pas kësaj, ajo më nuk kishte fuqi, ” rrëfeu nëna e Ellas, Erlinda.

“Më dhemb kur shoh fëmijët tek vuajnë. Por vajza ime është luftëtare dhe ajo vet më ka thënë “Nënë, duhet të përfundoj shkollën që të ndihmoj ty dhe babain” shprehet e ëma, transmeton lajmi.net

Michael, vëllai i Ellas, i vetëdijshëm për financat e prindërve, deshti t’ju ndihmojë, duke ju shpenzuar sa më pak para që mundej dhe ta dërgonte të motrën në shkollë. Kështu, ai barte në të dy duart çantëne tij dhe të Ellas si dhe në shpinë Ellan, përreth 1 km.

Ella përkujdesej që edhe ai të bënte detyrat në kohë, kurse për vete, pavarësisht duarve dhe gjendjes fizike të saj, ajo i bënte të gjitha në afat rekord.

Ella dhe Michael ishin të vetëdijshëm për rëndësinë e edukimit dhe si mund ta ndryshonte jetën e tyre për të mirë. Ella e motivonte të vëllanë që të punonte shumë në shkollë, në mënyrë që të bëhej njeri i suksesshëm.

Në ditën e diplomimit, një njeriut të quajtur Leonard i tërheqi vëmendjen gjendja e këtyre të dyve dhe e postoi online. Pastaj, gjërat tjera rrodhën vet. Erdhën ndihmë për vajzën, një karrocë, gjëra medicinale, shkollore për të dytë.

Michael, pavarësisht ndihmave, shprehet kështu:
“Unë do të kujdesem për të, pavarësisht gjithçkaje. Shpresoj se mund ta ndihmoj gjatë studimeve. Ajo dëshiron të shkojë në kurs të kompjuterave.” /Lajmi.net/

"I Will Carry Her no matter What. I Hope Someone Can Support her Studies." - World Of Buzz"I Will Carry Her no matter What. I Hope Someone Can Support her Studies." - World Of Buzz 1%image_alt%

%image_alt%

%image_alt%