E “arrestojnë” para syve të Ronaldos, ja reagimi i tij

Real Madrid shënoi fitore 1:2 në udhëtim te Getafe, në kuadër të xhiros së tetë të La Ligas.

Sport

15/10/2017 16:43

‘Los Blancos’ me këtë fitore iu afruan në renditje Barcelonës, që barazoi 1:1 në udhëtim te Atletico Madrid.

Për të arritur të tre pikët, Reali pati “nevojë” për dy Ronaldo në fushë.

Gjatë pjesës së parë, një tifozë i portugezit që mbante veshur edhe fanellën e tij, hyri në fushë për të ndërprerë për një moment ndeshjen, e për të marrë edhe vëmendjen e tifozëve, e po ashtu edhe të katër herë fituesit të Topit të Artë.

Ai madje arriti cakun të takohet me Ronaldon, takim që nuk zgjati shumë pasi ekipet e sigurimit intervenuan shpejtë për ta larguar nga fusha, duke e larguar nga idhulli i tij.

Ronaldo po ashtu i kërkoi të largohet, për të mos e penguar ecurinë e ndeshjes./Lajmi.net/

mos

ss