E ardhmja u takon celularëve që kontrollohen pa u prekur

Kompania gjigante amerikane është duke punuar që të prodhojë një telefon që kontrollohet pa u prekur.

Auto & Tek

05/04/2018 08:54

Sipas “Bloomberg”, kjo do të thotë që këta celularë mund të kontrollohen pa prekur ekranin, thjesht duke lëvizur gishtin pranë tij.

Kjo teknologji e tillë do të jetë gati brenda dy vitesh dhe do të ndihmojë kompaninë Apple që të diferencohet nga të tjerët në një treg të mbipopulluar. /Lajmi.net/