E ardhmja Pepes? Kjo është përgjigja e mbrojtësit portugez

Mbrojtësi Pepe po feston trofetë e fundit me Real Madridin.

Sport

22/05/2017 16:47

34 vjeçari që është pjesë e Real Madridit që nga viti 2007, ka kontratë me kampionët e rinj të La Ligas deri në qershor të këtij sezoni.

Ai pritet të largohet si lojtar i lirë nga Real Madrid, dhe ditëve të fundit kanë qarkulluar zëra për arritjen e një marrëveshje të tij me italianët e Interit, përcjell lajmi.net.

Por, ai sot ka refuzuar të tregoi se në cilën skuadër do të transferohet.

“E ardhmja ime? Duke pasur një finale të Ligës së Kampionëve që po na pret, është mungesë respekti të flasë për këtë”, ka deklaruar Pepe.

“Për klubin ka shumë gjëra të rëndësishme, dhe unë do të presë deri ditën e fundit për të parë se çfarë po ndodh”, ka vazhduar portugezi.

Por pavarësisht se çfarë ndodh, një pjesë e zemrës time do të jetë gjithmonë në Madrid, i kam shumë borxh këtij klubi, që më ka dhënë shumë mua”./Lajmi.net/