E ardhmja e Zidane në dyshim

Zinedine Zidane nuk e ka të sigurtë vendin si trajner i Real Madrid.

Sport

24/02/2016 17:19

E ardhmja e Zinedine Zidane si trajner i Real Madridit do të varet direkt nga rezultatet e arritura.

Në rast se ai përfundon larg Barcelonës në La Liga dhe eliminohet në Ligën e Kampionëve, vështirë se do të mbetet trajner i skuadrës spanjolle edhe për sezonin e radhës, shkruan Mundo Deportivo.

Madje edhe kryesia e Los Blancos është e ndarë në dysh sa i përket të ardhmes së francezit.

Përderisa një pjesë e drejtuesve dëshirojnë që Zidane të vazhdojë me klubin pavarësisht rezultateve në fund të sezonit,  pjesa tjetër dëshiron ta pres fundin e stinorit dhe në bazë të rezultateve të vendoset edhe për të ardhmen e tij.

Si zëvendësues të mundshëm të Zidane përmenden emrat e Joachim Low, Mauricio Pochettino e Jose Mourinho, përcjell Lajmi.net.