E ardhmja e Taarabt varet nga Kaka

E ardhmja e Adel Taarabt do të varet nga Leite Kaka. Milani është duke e pritur vendimin e yllit brazilian, për të vendosur më pas me të ardhmen e mesfushorit maroken.

Sport

10/06/2014 19:55

Është e lidhur me Kakan e ardhmja e Adel Taarabt. Futbollisti maroken është rikthyer në Queens Park Rangers, pas eksperiencës së shkurtër që e pati në San Siro, ku qëndroi gjashtë muaj.

Siç njofton ‘Sport Mediaset’, në rast se ylli brazilian vendos të largohet nga Italia, për t’u rikthyer në Brazil, respektivisht në San Paolo, Rossoneri mund të jenë të gatshëm ta rimarrin yllin maroken, i cili bindi me kualitetin e tij gjatë qëndrimit në Itali.

Në pjesën e parë të sezonit, Taarabt ishte i huazua në Fulham, por nuk ishte përshtatur si duhet, prandaj u largua nga ekipi londinez, për të lulëzuar në Milan.