E ardhmja e Pogbas?

Paul Pogba ka insistuar se nuk mendon për të ardhmen por është i përqendruar tek e tashmja e tij me kampionin e Italisë, Juventus.

Sport

05/08/2014 19:57

Nga Xhakarta e largët, Paul Pogba i është afruar tifozëve të Juventusit. Ylli francez ka komentuar spekulimet e afatit kalimtar që e pasqyrojnë atë shpeshherë larg nga skuadra e tanishme.

Në konferencë për shtyp nga kryeqyteti i Indonezisë, ku Juventus do të fillojë me ndeshje miqësore në Azi edhe Australi, mesfushori ka sqaruar gjendjen e tij.

“E ardhmja nuk më intereson. Jetoj në të tashmen. Jam duke punuar mirë në fushë, nuk mendoj për kontratën dhe nuk kam caktuar ndonjë takim me Agnellin ose Marottan”, u shpreh ai.

Pogba po ashtu lavdëroi trajnerin e ri Massimiliano Allegri, që u emërua në detyrë pas largimit të Antonio Contes. “Të dy janë trajner të mëdhenj”.