E ardhmja e Low varet nga rezultatet

Joachim Low dëshiron të qëndrojë në krye të Përfaqësueses së Gjermanisë deri në vitin 2016, por e pranon se e ardhmja e tij do të varet nga rezultatet që do t’i regjistrojë në Botërorin e Brazilit, këtë verë.

Sport

22/05/2014 10:45

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low thotë se e ardhmja e tij tek ky ekip do të varet nga rezultatet që do t’i sigurojë.

Ish trajneri i Stuttgartit aktualisht ka kontratë deri pas Euro 2016, ndërsa e kishte marrë në dorë ekipin në fund të Botërorit 2006.

Edhe pse ka afruar në ekip talentë të shumtë, ai nuk pati fat të fitonte në evenimente të rëndësishme, por dëshiron të mbetet edhe dy vjet të tjera tek Gjermania.

“Pa bërë spekulime, e di se trajneri gjithmonë varet nga ajo çka ndodh në turne”, deklaroi ai për SID.

“Pas Botërorit, ekipi ynë sportiv do të ulet me personat që kanë pozitë në Federatë dhe do të analizojnë gjithçka”.

“Unë jam në këtë pozitë që nga viti 2006. Pothuajse çdo Përfaqësuese e ka ndryshuar trajnerin që nga koha kur jam zgjedhur unë, por synon të qëndrojë trajner deri në vitin 2016”.

“Nuk po mendoj shumë për këtë, jam i fokusuar tërësisht në Botëror. Nëse e fitojmë titullin, do të ishte një ndjenjë e shkëlqyeshme dhe do të na shtonte motivin për vitet e ardhshme, njëjtë si Spanja e Vicente del Bosques, e cila dëshironte ta fitonte Euro 2012 pas Botërorit”, përfundoi Low.