E ardhmja e futbollit shqiptar (FOTO)

UEFA e ka publikuar një fotografi të disa fëmijëve shqiptarë, duke luajtur në njërin prej shesheve të Lyonit.

Sport

19/06/2016 15:44

Në prag të ndeshjes Rumani – Shqipëri, UEFA e ka publikuar një fotografi të disa fëmijëve shqiptarë, teksa luajnë në një nga sheshet e Lyonit.

“Lojtarët e ardhshëm të Shqipërisë në Evropian, i tregojnë aftësitë e tyre në sheshin përballë Gare de Part-Dieu në Lyon”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.