E ardhmja e Frenkie de Jong: Gjithçka vendoset të mërkurën

Duket se “drama” Frenkie de Jong është afër përfundimit, pasi të mërkurën pritet të vendoset gjithçka për të ardhmen e lojtarit.

Sport

20/01/2019 10:55

Një luftë e ashpër po zhvillohet mes Paris Saint Germain dhe Barcelonës për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Fillimisht ishte thënë se holandezi premtues kishte arritur marrëveshje personale me skuadrën e Barcelonës, dhe pritej vetëm zyrtarizimi mes skuadrave.

Por, gjatë javës së kaluar u raportuar se PSG ka dërguar një ofertë tek lojtari, dhe ky i fundit raportohej të kishte pëlqyer jashtëzakonisht shumë planin e francezëve.

Megjithatë, katalanët nuk u dorëzuan dhe drejtuesit e skuadrës së tyre udhëtuan drejt Amsterdamit, e që me gjasë udhëtimi doli të jetë i vlefshëm.

“Mundo Deportivo” mbrëmë ka raportuar se De Jong ka kthyer mendjen pas ofertës së fundit të Bartomeut.

Po i njëjti burim raporton se do të jetë e mërkurja dita që Frenkie de Jong do të vendos përfundimisht për të ardhmen e tij, transmeton lajmi.net.

Kjo gjë pritet të ndodh pikërisht para ndeshjes që Ajax e luan në kuadër të Kupës, kundër Hereenveen.

Paris Saint Germain, Barcelona por edhe Manchester City janë në pritje të vendimit përfundimtar të holandezit. /Lajmi.net/