E aprovon edhe shkenca: Kjo video do t’ju sigurojë gjumë më të mirë

Nëse nuk keni probleme me gjumë, atëherë jeni një nga personat më me fat. Sidoqoftë, nëse keni probleme me gjumë dhe dëshironi të shmangni këto probleme, atëherë kjo metodë do t’ju ndihmojë.

Lifestyle

02/08/2016 02:52

Krejt çfarë duhet të bëni është të shikoni këtë video, sepse, sipas shkencës, muzika më relaksuese vjen nga një grup që quhet Marconi Union.

Kjo video është për këngën Weightless, e cila ishte publikuar në vitin 2011 ku kishte pushtuar majat e muzikave më relaksuese.

Shkencëtarët thonë se kjo video ka aftësinë t’ua ngadalësojë të rrahurat e zemrës, përderisa ndikon drejtpërdrejt në zvogëlimin e shtypjes së lartë të gjakut dhe niveleve të larta të kortizolit.

Kortizoli është hormon të cilin truri e liron kur jeni të stresuar. Prandaj, kur lirohet kortizoli, ju ndjeheni më të relaksuar, gjë që ndikon të flini më shpejt. /Telegrafi

YouTube player