E akuzuan për simulime, ja çfarë thotë Neymar

Neymar e mbron veten nga akuzat për simulime gjatë "Kampionatit botëror 2018".

Sport

21/07/2018 13:37

Neymar ka reaguar pas akuzave për simulime gjatë “Kampionatit botëror 2018”.

“Nuk mund të qëndroj përballë kundërshtarit dhe t’i them ‘ të lutem , më falni por unë dua që ta shënoj një gol’, nuk mund ta bëj këtë, duhet ta kaloj kundërshtarin, më duhet të provoj diçka dhe ai nuk do të më lejojë dhe kështu do të provojë që të më ndërhyjë”.

“Shumë shpesh unë jam më i shpejtë se sa lojtarët tjerë dhe ata pastaj më ndërhyjnë ashpër, dhe për këtë është gjyqtari aty. A mendoni se do t’i pranojë ndërhyrjet e rënda ndaj meje gjithnjë? Jo, është me dhimbje, të dhemb”.

“Pas ndeshjeve qëndroj 4 ose 5 orë duke iu mbështetur akull këmbëve të mia, është e komplikuar por nëse nuk e keni përjetuar asnjëherë nuk do ta kuptoni kurrë”, ka thënë Neymar.