E akuzojnë se e harroi Ritën pas Duas, reagon Bebe Rexha

Këngëtaret shqiptare po vazhdojnë të na bëjnë krenar në arenën ndërkombëtare.

ShowBiz

12/11/2018 08:42

Bebe Rexha njihet për miqësi të mirë si me Dua Lipën ashtu edhe me Rita Orën, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Bebe dhe Dua ishin bërë bashkë në Kanë të Francës, ku ishin të pranishme në një ceremoni në atë vend.

Padyshim që Bebe nuk e lëshoi rastin pa realizuar një fotografi bashkë me Duan, të cilën e ndau me ndjekësit në Instagram.

Por, ishin fansat e Ritës ata të cilët ‘shpërthyen’ me akuza ndaj këngëtares, duke i thënë se harroi Ritën duke bërë pas Duas.

Bebe iu është përgjigjur atyre me “JO! Mos ja nisni këtë. Rita është gjithashtu shoqja ime”. /Lajmi.net/