E akuzojnë Brovinën, por nuk duan të flasin publikisht

Blloku hezitoi të mblidhet i vetëm dhe krejt çfarë bëri ishin deklaratat pa efekt dhe organizimi i një seance në të cilën nuk morën pjesë deputetët e PDK-së.

Lajme

04/11/2014 19:27

Përveç seancës së parë konstituive, një pjesë të së cilës e cilësoi të jashtëligjshme Gjykata Kushtetuese, si dhe një seance tjetër në të cilën dështoi PDK-ja të zgjedhë kandidatin e saj, kryesuesja e rastësishme Flora Brovina nuk e shfrytëzoi të drejtën e saj që të thërrasë vazhdimin e seancës, raporton KTV.

Ajo iu përgjigj bllokut LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje se thirrjen e seancës do ta bëjë vetëm në rast të arritjes së marrëveshje së përbashkë të të gjitha partive parlamentare.

Megjithëkëtë, Blloku hezitoi të mblidhet i vetëm dhe krejt çfarë bëri ishin deklaratat pa efekt dhe organizimi i një seance në të cilën nuk morën pjesë deputetët e PDK-së.

Këtë veprim e quan të jashtëligjshme Vetëvendosje. Sipas VV-së, PDK-ja e bllokoi Kuvendin dhe nuk e lejoi debatin.

KTV-ja ka provuar që të flasë me disa deputetë dhe përfaqësues të Bllokut, por shumica prej tyre s’janë përgjigjur.

Ndërkohë, analisti Imer Mushkolaj thotë se PDK-ja s’do të duhej të vepronte në këtë mënyrë. Ai thotë se Kuvendi do të duhej të ishte i hapur dhe se deputetët do të duhej të kishin të drejtën e debatit.