E akuzoi për kurdisje, Kukësi hakmerret ndaj Federbet

Supersport raporton se klubi i Kukësit do të ndjek çdo hap ligjor ndaj akuzave të ngritura, për ta çuar deri ne fund çështjen ndaj Federbet-it.

Sport

28/06/2017 15:30

kuzat e pak ditëve më parë nga kompania Federbet, për përfshirje ne bast të skuadrës se Kukësit, pas humbjes 7-0 në miqësoren ndaj Volfsberger, e kanë zhgënjyer së tepërmi presidentin Safet Gjici.

Skuadra verilindore po përgatitet të hapë një proces gjyqësor ndaj kësaj kompania, për të mbrojtur imazhin e klubit të cilin presidenti Gjici e konsideron të “shenjtë”.

“Supersport” raporton se klubi i Kukësit do të ndjek çdo hap ligjor ndaj akuzave të ngritura, për ta çuar deri ne fund çështjen ndaj Federbet-it. Presidenti Gjici deklaroi se janë në bashkëpunim me një studio ligjore belge dhe do të kërkojnë një dëmshpërblim jo pasuror.