E akuzoi për fotoshop! Modelja shqiptare i vërsulet keq fanses

Modelja shqiptare, Aurela Hoxha vazhdon të jetë në shënjestër të mediave.

ShowBiz

08/08/2018 12:00

Meqë është një nga modelet më të ndjekura në rrjetet më të frekuentuara sociale, Hoxha nuk heziton të publikojë imazhe të llojllojshme, shkruan lajmi net.

E në shumë foto ajo akuzohet se po përdorë fotoshop, gjë të cilën e hasim shumë shpesh në postimet që bën.

Në një të fundit, fansja i vërsulet keq Aurelës gjersa i thotë se nuk është aq e gjatë sa duket në fotografi. “Demek je kaq e gjatë??? Shyqyr Zotit qe keni photoshop e keni mundsi me shit pak mend”, e që më pas vjen edhe komenti i modeles: “pra me demek mi moter, ca te bejme… sa edhe ne tv e ne rruge e kudo dal me Photoshop@ Nora dhe ti me ‘deme’ si e zgjuar. pushime te bukura e dashur”.

Theksojmë se modelja Hoxha ka paralajmëruar se së shpejti do e shohim në një projekt filmik. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BmLUMRqAtmk/?hl=en?&taken-by=hoxha_aurela