Dzeko: Ne jemi zotëruesit e Manchesterit

Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko thotë se Citizens tashmë janë mbretërit e qytetit të Manchesterit, pas fitores ndaj Unitedit të martën mbrëma. Ekipi i Manuel Pellegrinit fituan 3:0 në Old Trafford, ndërsa përfaqësuesi boshnjak realizoi dy gola, e një tjetër e shtoi Yaya Toure . Fitorja e afroi Cityn në vetëm tri pikë afër…

Sport

27/03/2014 09:00

Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko thotë se Citizens tashmë janë mbretërit e qytetit të Manchesterit, pas fitores ndaj Unitedit të martën mbrëma.

Ekipi i Manuel Pellegrinit fituan 3:0 në Old Trafford, ndërsa përfaqësuesi boshnjak realizoi dy gola, e një tjetër e shtoi Yaya Toure .

Fitorja e afroi Cityn në vetëm tri pikë afër liderit Chelsea, por ekipi nga Manchesteri ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

“Jam i lumtur për fansat, sepse për ta është diçka speciale. Ua demonstruar atyre edhe një herë se kush është ‘bossi’ i qytetit”, deklaroi Dzeko për Daily Mirror.

“Ne e dinim para ndeshjes se kjo ishte një ndeshje e rëndësishme, posaçërisht sepse i kishim tri ndeshje më pak se Chelsea. E dinim se ndeshja do të ishte vendimtare, për t’i marrë tri pikë të tjera dhe tash jemi vetëm tri pikë prapa Chelseat, me dy lojë në duart tona”.

“Është një rezultat i madh, por nuk ka marrë fund asgjë, sepse tash duhet të koncentrohemi në ndeshje me Arsenalin, që është një tjetër ndeshje e madhe”, përfundoi ish futbollisti i Wolfsburgut.

City i ka fituar tri ndeshje rresht ndaj Unitedit në Old Trafford.