Dzeko + Nasri = Pogba

Manchester City është i gatshëm të ofrojë mesfushorin Samir Nasri dhe sulmuesin Edin Dzeko në shkëmbim për yllin e Juventusit, Paul Pogba.

Sport

08/04/2015 10:35

Manchester City i është bashkuar garës për transferimin e yllit të Juventusit, Paul Pogba.

Madje, sipas mediave britanike, Citizens janë të gatshëm të ofrojnë mesfushorin Samir Nasri dhe sulmuesin Edin Dzeko në shkëmbim me Pogban.

Reprezentuezi francez spekulohet se mund të largohet nga Torino pas përfundimit të këtij sezoni dhe kushton rreth 100 milionë euro.

Por, City beson se mund të hyjë në negociata me Juventusin duke ofruar Nasrin e Dzekon, e ndoshta edhe një shumë parash.