Dzeko: Ky ishte momenti kur besuam se mund ta eliminojmë Barcelonën

Edin Dzeko ka lavdëruar ekipin e tij pas fitores ndaj Barcelonës dhe kualifikimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

11/04/2018 09:36

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko ka lavdëruar ekipin e tij pas fitores ndaj Barcelonës dhe kualifikimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Nuk mund ta imagjinoni, ishte e mrekullueshme, e çmendur. Në fund, ia dolëm kur askush nuk besoi tek ne”, deklaroi Dzeko pas ndeshjes.

Ai po ashtu theksoi se Roma filloi të besonte në përmbysjen e madhe pas golit të tij të parë, përcjell “lajmi.net”.

“Pas golit të parë filluam të besojmë se mund ta eliminojmë Barcelonën. Në fund ia dolëm dhe është ndjenjë e mrekullueshme”, theksoi ai. /Lajmi.net/