Dzeko: Ky ishte fajtori i humbjes nga Barcelona

Edin Dzeko kritikoi gjyqtarin Danny Makkelie pas ndeshjes kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Sport

05/04/2018 07:24

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko kritikoi gjyqtarin holandez Danny Makkelie pas ndeshjes kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Roma u mposht me rezultat të thellë 4:1 në duelin e parë të çerekfinales dhe Dzeko realizoi golin e vetëm të skuadrës mysafire.

Por, ai nuk ishte i kënaqur me vendimet e Makkelie.

“Nëse do ta akordonte penalltinë e parë në favor tonin, ndeshja do të ndryshonte”, deklaroi Dzeko për “Premium Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Po ashtu, gjyqtari duhet të ketë guxim të akordojë penallti kundër Barcelonës”, u shpreh ai. /Lajmi.net/