Dzeko: Kam ëndërruar të luaj për këtë skuadër, por tani jam i lumtur te Roma

Edin Dzeko ka zbuluar se ka ëndërruar të luaj te Milan.

Sport

27/05/2018 16:58

Sulmuesi boshnjak ka gëzuar një karrierë të pasur e me suksese, duke veshur fanellën e Wolfsburgut, Manchester Cityt dhe tani Romës.

Ai gjatë një interviste dhënë së fundi, ka rrëfyer ëndrrën për t’iu bashkuar Milanit kur ishte pjesë e Zeljeznicar.

“Teksa po luaja për Zeljeznicar, Milan ishte dëshira ime e madhe”, ka deklaruar Dzeko.

“Pasi fituam titullin gjerman me Wolfsburg në vitin 2009, ishte shumë afër Milanit, por klubi bllokoi transferimin tim”.

“Por, karriera ime ka shkuar shumë mirë dhe tani jam shumë i lumtur në Romë”./Lajmi.net/