Dzeko i gëzohet fitores

Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko është shprehur i lumtur me fitoren 3:0 ndaj rivalit të qytetit Manchester United. Ylli boshnjak ka thënë se triumfi në Old Trafford mund të luajë rol vendimtar në kandidaturën e ekipit për titull të kampionit në Premierligë. “Ne vetëm deshëm të fillojmë mirë dhe nga minuta e parë u…

Sport

25/03/2014 22:15

Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko është shprehur i lumtur me fitoren 3:0 ndaj rivalit të qytetit Manchester United.

Ylli boshnjak ka thënë se triumfi në Old Trafford mund të luajë rol vendimtar në kandidaturën e ekipit për titull të kampionit në Premierligë.

“Ne vetëm deshëm të fillojmë mirë dhe nga minuta e parë u krijuam presion dhe shënuam një gol të hershëm. Pastaj ishim vetëm ne. Shtuam edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë dhe jemi të lumtur”, tha ai pas ndeshjes.

“Ky duel ishte shumë me rëndësi. Tani kemi tri pikë më pak se Chelsea dhe kjo mund të jetë vendimtare në fund të sezonit. Janë katër ekipe në garë andaj të gjithë kanë shanset e tyre. Janë edhe 10 ndeshje deri në fund andaj është gjithçka e hapur”, u shpreh realizatori i dy golave kundër Unitedit.