Dzeko apo Higuain, cili do të jetë zëvendësuesi i Icardit?

Mauro Icardi do t’i ndajë rrugët në verë me Interin.

Merkato

18/02/2019 14:39

Pasi i morën shiritin e kapitenit, Mauro Icardi ka filluar përplasjet me Interin.

Skuadra italiane kërkon 110 milionë euro nga shitja e argjentinasit, gjersa ka dy opsione për sulmin e tyre, përcjell lajmi.net.

Inter po mendon që ta transferojë Edin Dzekon nga Roma ose Gonzalo Higuainin nga Juventusi, që aktualisht është në huazim te Chelsea deri në fund të sezonit.

Nerazurët me gjasë do të tentojnë ta transferojë argjentinasin, pasi Beppe Marotta ka raporte të mira me të. /Lajmi.net/