Dyvjeçarja që po çmend botën: Bëhet hit dhe ka mbi 2 milionë ndjekës – Lajmi.net
Dyvjeçarja që po çmend botën: Bëhet hit dhe ka mbi 2 milionë ndjekës
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 17:00, 8 October 2017
Dy vjeçarja Mila Stauffer momentalisht është një ndër më të famshmet që po çmend rrjetet sociale.

Profilin e nënës së saj, e cila i poston videot e kësaj vajze të vogël, e ndjekin gati 2 milion e gjysmë njerëz, ndërsa Mila shpesh shfaqet edhe në faqen e njohur ‘9gag’.

Kjo vajzë flet për “problemet “ që kanë të rriturit, transmeton gazetametro.net.

Temat e saja janë djemtë e deri të tipat e sallave të sportit.

Kur nëna e saj e ka postuar videon e parë të vajzës në Instagram, për vetëm disa ditë atë kanë filluar ta ndjekin miliona njerëz.

“Ajo është e lazdruar dhe e adhuron të aktrojë. Për këtë qëllim i bëjmë këto video, ajo kënaqet në to”, ka treguar nëna e saj.

Mila ka një motër dhe një vëlla më të madh të cilët i ndihmojnë për të gjetur temat për të biseduar.

“E mendojmë një temë apo ndonjë situatë dhe pastaj ajo i shton vet disa gjëra të ëmbla, ndërsa disa herë edhe unë i ndihmoj- i shtoj disa gjëra që të jetë më argëtuese. Gjysmën e thotë ajo, e gjysmën unë”, shprehet sinqerisht nëna e Milës.

Fjalët kyçe: dy vjeçare

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Berry Rush
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Urban Basketball