Dyshonin se kishte Ebola, e lënë të vdesë nga mbidoza

Një trafikant droge nga Nigeria, u la të vdiste në aeroportin kryesor të  Madridit, pasi disa qese me kokainë i shpërthyen në stomak. Ai kaloi 50 minuta pa asnjë kujdes mjekësor duke u lëkundur në dysheme, pasi dyshohej se ishte mbartës i sëmundjes së Ebolës.

Bota

25/10/2014 20:59

Burri mbërriti në aeroportin e Madrid-Barajas në një fluturim të “Turkish Airlines” nga Stambolli, kur çanta e kokainës i plasi në barkun e tij. Ai u bë shumë keq, pasi kaloi në mbidozë, por u la pa kujdesin e duhur mjekësor për 50 minuta. 

Incidenti ndodhi të shtunën,  në aeroport ku burri filloi të dridhej nga mbidoza, duke alarmuar të gjithë të pranishmit, të cilët nuk bënë gjë tjetër veçse të prisnin ekipin mjekësor të specializuar për sëmundjet infektive. Megjithëse burri ishte nigerian, gruaja e tij tha se ai nuk e kishte vizituar Nigerinë në katër vitet e fundit.