Dyshoni se partneri po ju tradhton? Ja formula se si ta zbuloni

Guy Lucien, ka ndarë këshillat e tij me të gjithë, pasi zbuloi se ish e dashura e tij e kishte tradhtuar.

Lifestyle

23/09/2016 10:33

Me një formulë të mprehtë dhe të ndershme, një zemërthyer ka treguar mënyrën se si të zbuloni nëse partneri ju është duke ju tradhtuar, e këto këshilla sigurisht do t’ju ndihmojnë të zbuloni të vërtetën, shkruan Mirror, transmeton lajmi.net.

Formula për të kuptuar nëse partneri ju tradhton:

Ai/Ajo fillon të jetë më pak e interesuar për seks

Ai/Ajo fillon të harroj gjërat mes jush

Ai/Ajo gjithmonë dëshiron të dijë kohën se kur do të jeni në shtëpi

Ai/Ajo fillon të përdorë shumë telefonin

Ai/Ajo fillon ta luajë lojën e fajit

I'm embarrassed I took back my cheating ex

Guy ka thënë se ai ka filluar të jetë më “skeptik”, dhe t’i kushtojë më shumë vëmendje sjelljeve të ish partneres së tij.

“Një ditë qëllimisht fillova një përleshje me të, duke e ditur se ajo do të largohet”, tha ai.

“Por doja të dija se ku do të shkonte. Pa dyshim patëm një grindje verbale dhe ajo vrapo tek tjetri. Ndjeka nga mbrapa veturën e saj dhe prita pak momente”, vazhdoi ai.

Image result for cheating women on phone

Në këtë mënyrë, Guy edhe e zbuloi të vërtetën për ish partneren e tij ‘gënjeshtare’, që e tradhton.

“E thirra në telefon dhe e pyeta ku je? Ajo më tha se është në shtëpinë e nënës së saj. Në atë moment e kuptova që ajo në të vërtetë më tradhton”. /lajmi.net