Dyshohet se në Kuvend është hedhur një armë e rëndë kimike

Gazeta Express dhe Indeksonline, po raportojnë se në Kuvend dyshohet të jenë hedhur edhe helme të tjera më të rënda, përveç atij të zakonshëm të gazit lotsjellës.

Lajme

23/10/2015 20:08

Express duke u thirrur në burime brenda Prokurorisë, shkruan se këta të fundit bashkë me Forenzikën po vazhdojnë hetimet lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës, dhe kanë dyshime se në Kuvend janë hedhur edhe helme të tjera.

“Prokuroria dhe Policia janë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se ka edhe helme tjera përveç gazit lotsjellës”, ka thënë burime të Gazetës Express.

Ndërsa, Indeksonline shkruan se institucionet e sigurisë janë duke i bërë analizat e helmeve të hedhura në Kuvend, sepse po dyshohet që është hedhur një armë kimike e kategorisë së rëndë, ku ka pasur edhe nga ata që kanë pësuar nga këto helme.