Dyshja Curry – Durant vendosin rekord të jashtëzakonshëm

Sezoni i ri në NBA ka gjetur Golden State-n e vjetër.

Sport

29/10/2018 18:11

Skuadra kampione në fuqi po dhuron spektakël në çdo lojë, duke lënë të kuptojnë që janë pretendent kryesorë edhe këtë sezon, shkruan lajmi.net.

Njësoj si në sezonet e kaluara, janë Stephen Curry dhe Kevin Durant ata që po shkëlqejnë.

Këtë sezon, dyshja “magjike” ka arritur një statistikë të “çmendur”.

Së bashku, ata regjistrojnë mesatare më të mirë të pikëve sesa formacionet startuese të Celtics, Suns, Grizzlies, Clippers dhe Cavs.

Me të vërtetë këto shifra janë të jashtëzakonshme. Me këso performanca, GSW padyshim do të paraqiten përsëri në finale. /Lajmi.net/