Dyluftim i ashpër ndërmjet shqiponjës e dhisë së egër  (Video)

Shumë kombe, përfshirë edhe shqiptarët, shqiponjën e kanë simbol të rëndësishëm dhe kryesor të tyre, raporton lajmi.net

Fun

23/03/2016 18:08

E kjo duket se nuk është krejt pa qëllim. Kjo pasi ky shpend ka disa cilësi të jashtëzakonshme krahasuar me të tjerat.

Shqiponja ka shikim tepër të mprehtë saqë në distancë prej disa kilometrash është në gjendje të shikojë edhe lëvizjen më të vogël në tokë.

Gjithashtu shqiponja ka veçoritë tjera dalluese, atë të  saktësisë dhe  këmbënguljes.

Por për të parë më shumë se çfarë fuqie ka shqiponja, mund ta ndiqni edhe videon më poshtë ku ajo tenton dhe gati deri në fund nuk heq dorë nga përpjekja e saj për të pasur një shi të egër si ushqim të sajin./lajmi.net

YouTube player