Dylan pranon çmimin Nobel pas 5 muajsh

Pas 5 muajsh kantautori, Bob Dylan e ka pranuar çmimin Nobel për letërsinë.

ShowBiz

30/03/2017 11:03

Mësohet se të shtunën e kaluar është organizuar një takim mes Dylan dhe përfaqësueseve të Akademisë Suedeze për të rënë dakord për vendosjen e një date sepse do të zhvillohet një ceremoni private, ku kantautori do të përheq Nobelin.

Lajmi bëhet i ditur nga Akademia Suedeze, përgjegjëse për zgjedhjen e Laureatëve të Nobelit në Letërsi. Bob Dylan u shpërblye me këtë çmim tetorin e kaluar për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e këngëve amerikane, por ai zgjodhi të mos prononcohej e as të mos merrte pjesë në ceremoninë formale për pranimin e çmimit. Akademia konfirmoi se përfaqësues të saj do të takohen në mënyrë private me Dylan, në kryeqytetin suedez, ku 75-vjeçari pritet të performojë./Joq