Dylan: Pjesëmarrës në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel-nëse mundem!

"A nuk është kjo diçka ...?" Bob Dylan nuk është se i bën ndonjë përshtypje të madhe çmimi  Nobel për Letërsi. Por të paktën pionieri i vitit 1960, më në fund njihet si muzikanti i parë që merr cmim Nobel për letërsi.

ShowBiz

28/10/2016 23:51

Kur pyetet se cili do të jetë reagimi i tij pasi dëgjoi  lajmin e dy javëve më parë se ai do të ndjekë gjurmët e George Bernard Shaw, TS Eliot, Winston Churchill, William Faulkner, Günter Grass, Ernest Hemingëay dhe Harold Pinter, tha se nuk ka asnjë ide se çfarë duhet pritur, shkruan The Telegraph, transmeton Lajmi.net.

Dylan, tani 75, është në turne në Oklahoma.

Që kur u bë e njohur se ai ishte zgjedhur nga Akademia Suedeze për të marrë Nobelin, Dylan nuk ka bërë asnjë deklarim publik, përveç për një deklarim të shkurtër në faqen e tij në internet e cila u fshi brenda 24 orëve.

112292401-bob-dylan-large_trans_nj62v2zfdvrr1z2dus5zc6ck4ngngqiuwxjtzm-s6a

Më shumë se kaq, ai gjithashtu thuhet se refuzoi të marrë në telefon për të folur me përfaqësuesit e komisionit Nobel. Ata duket se do të  mbesin në pritje e të painformuar nëse  ai do të jetë i pranishëm në ceremoninë që mbahet me 10 dhjetor, kur  do të marrë përvec çmimit edhe një cek prej  750,000 funtash  nga Mbreti Carl Gustaf VI.

Kur pyetet për Nobel e tij, Dylan flet me gjithë dashamirësi dhe thotë se e ka në plan të kthehet të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Stokholm. “Absolutisht,” thotë ai. “Por në qoftë se kjo është e mundur.”

Dhe kur fillon e flet, ai tingëllon si mjaft i kënaqur që i është ndarë ky çmim.

“Është e vështirë të besohet,” thotë ai. Emri i tij është përmendur  në listën e ngushtë për disa vite , por njoftimi sigurisht nuk pritej. Kur u pamend për herë të parë, Dylan e përshkruan si  ” e mahnitshme, e pabesueshme’. Ai kishte ëndërruar për diçka të tillë? “/lajmi.net

Marrë nga The Telegraph dhe përkthyer në version të shkurtër nga Lajmi.net. Titulli është përshtatur nga redaksia e Lajmi.net. Artikullin e plotë në gjuhën angleze mund ta gjeni në këtë vegëz:

http://www.telegraph.co.uk/men/the-filter/world-exclusive-bob-dylan—ill-be-at-the-nobel-prize-ceremony-i/

1932519_bob_dylan-xlarge_trans-gakslgba6-uokdv4mbjv1vvqazjjwcvamzgfsfmm4c 112159578-large_transqvzuuqpflyliwib6ntmjwfsvwez_ven7c6bhu2jjnt8 1712619_musician_bob_dylan-large_transpni8rj06gsl2lq_gblaqjljfxfz7xcq1bv4prcjmk9y