Dybala: Vetëm në këtë mënyrë kualifikohemi

Paulo Dybala beson se Juventusi mund të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

23/02/2016 23:38

Dybala ka thënë se Juventusi mund ta eliminojë Bayernin, vetëm nëse luan si në pjesën e dytë të takimit të parë në Torino.

“E dijmë që do të shkojmë në një stadium të fortë, ku shumë pak ekipe fitojnë. Por ne mund të kualifikohemi, nëse e përsërisim performancën e pjesës së dytë”, deklaroi argjentinasi.

Juventusi u rikthye nga disavantazhi prej dy golash ndaj Bayernit, për ta siguruar një barazim në fund, në ndeshjen që përfundoi 2:2.