Dybala te Real Madrid? Figo “tallet” keq

"Dybalas i mbetet të bëjë shumë nëse dëshiron të bëhet futbollist i Real Madridit".

Sport

12/12/2017 17:51

Luis Figo ka folur mbi mundësinë e transferimit të Paulo Dybalas te Real Madridi.

Ai ka thënë që Dybalas i mbetet të punojë ende shumë për t’u bërë futbollist i Realit, përcjellë “Lajmi.net”.

“Dybala është një sulmues që më pëlqen shumë. Por, atij i mbetet të bëjë shumë nëse dëshiron të bëhet futbollist i Real Madridit”, deklaroi Figo.

“Gjithsesi, Dybala është në një skuadër të madhe. Juventus është ekip i fortë, një nga më të rrezikshmit në Evropë”, shtoi ai. /Lajmi.net/