Dybala shkruan mesazh të lamtumirës për Buffonin

Paulo Dybala ka vetëm falenderim dhe mirënjohje për Gianluigi Buffonin.

Sport

19/05/2018 12:50

Paulo Dybala ka shkruar një mesazh të lamtumirës për portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon.

Sulmuesi argjentinas ka falenderuar Buffonin, i cili sot zhvillon ndeshjen e tij të fundit me “Bianconerët”, përcjell “lajmi.net”.

“100 ndeshje së bashku, 1040 ditë, buzëqeshje, gëzim, lot dhe përqafime. Më ke mësuar shumë, ke qenë kapiteni im, ai i të gjitha sukseseve që kam arritur deri më tani. Të uroj një të ardhme plot lumturi, të atillë që e meriton, kapiteni im. Do të më mungosh Gianluigi Buffon, tani të kënaqemi ende së bashku”, shkroi Dybala. /Lajmi.net/