Dybala – Real Madrid, lajm i madh nga Higuain

Gonzalo Higuain ka theksuar se Paulo Dybala është ai që duhet të vendos për të ardhmen e tij.

Merkato

17/01/2017 10:44

Gonzalo Higuain ka komentuar spekulimet rreth interesimit të ish skuadrës së tij, Real Madrid, për bashkëlojtarin nga Juventus, Paulo Dybala.

Higuain ka thënë se Dybala është ai që duhet të vendos për të ardhmen e tij.

“Paulo është lojtar i shkëlqyer, dhe gjithmonë dua t’i kem më të mirët në krah”, tha fillimisht Higuain për “Gazzetta dello Sport”.

“Nuk e di nëse janë të vërteta të gjitha lajmet për interesimin e Real Madridit, në këtë rast –vendimi do të jetë vetëm i tij”, shtoi ai, i cili ishte pjesë e “Los Blancos” për shumë vite”, u shpreh ai, përcjell “lajmi.net”.

“Por, nuk duhet të brengosemi për këtë. Kemi edhe shumë tituj për të fituar në krah të njëri-tjetrit”, përfundoi Higuain. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6