Dybala nënshkruan me gjigantin e Evropës!

Paulo Dybala është i gatshëm të konfirmojë të ardhmen e tij.

Merkato

11/01/2017 08:11

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala nuk do të largohet nga klubi.

E përditshmja italiane “La Stampa”, raporton se ylli argjentinas është në prag të vazhdimit të kontratës në Torino.

Dybala do të konfirmojë të ardhmen e tij në klub duke u bërë një prej futbollistëve më të paguar te kampioni i Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Dybala do ta ketë rrogën 5 milionë euro në sezon, por ajo do të rritet deri në 7 milionë euro në edicionet e ardhshme. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6