Dybala në qytetin e Madridit, a do të nënshkruajë me Realin?

Paulo Dybala ka vendosur t’i kalojë disa ditë të lira të pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare në Madrid.

Sport

20/03/2018 07:19

Paulo Dybala gjendet në Madrid. Sulmuesi i Juventusit ka vendosur t’i kalojë disa ditë të lira të pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare në Spanjë.

Por, e përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se ardhja e tij në Madrid mund të përcillet me ndonjë kontakt me Real Madridin në lidhje me transferimin në Santiago Bernabeu.

“Los Blancos” e kërkuan Dybalan edhe në të kaluarën por ai nuk u largua nga Juventus, përcjell “lajmi.net”.

Argjentinasi ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në periudhën e fundit dhe do të jetë një prej rreziqeve kryesore për Real Madridin në ndeshjen çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Së bashku me të në Madrid është edhe vëllai, menaxheri i tij. /Lajmi.net/