Dybala me krahasim të jashtëzakonshëm për Messin dhe Ronaldon

Paulo Dybala ka thënë se ka mësuar shumë nga trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, duke hedhur poshtë pretendimet për ndonjë problem të mundshëm mes tij dhe trajnerit, ndërsa nuk ka hezituar të krahasoi Cristiano Ronaldon me Lionel Messin, duke i cilësuar të dy si të jashtëzakonshëm.

Sport

19/02/2019 16:15

Dybala ishte larguar para kohe nga stoli në barazimin 3:3 të Juventusit me Parmën, duke mos qenë i kënaqur me mos aktivizimin e tij nga trajneri Allegri, për të cilin veprim pastaj edhe ka kërkuar falje.

“Kam mësuar shumë nga ai, veçanërisht në aspektin e mënyrës sesi punojmë, si të jemi model profesional dhe të jemi plotësisht të fokusuar gjatë trajnimit, në mënyrën që ju ta dini se çfarë të presësh gjatë ndeshjeve”, ka deklaruar Dybala.

25 vjeçari ka pasur fatin që të luajë edhe përkrah Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, për të cilët ka vetëm fjalë të mira.

“Ronaldo është një djalosh i qetë dhe normal, si pjesa tjetër dhe si ne. Pavarësisht nga të gjitha që ka arritur gjatë karrierës së tij, ai gjithmonë ka qenë shpirtmirë në zhveshtore”, ka shtuar Dybala, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kjo ndihmon që të ndiheni rehat kur jeni në praninë e një lojtari të tillë. Unë e krahasoj atë me Lionel Messin, sepse të gjithë e bëjnë, dhe unë mendoj se ata të dy janë lojtarë të jashtëzakonshëm”./Lajmi.net/