Dybala me kontratë të re anti-Real Madrid (FOTO)

Paulo Dybala është afër të konfirmojë të ardhmen e tij në Juventus.

Merkato

01/03/2017 13:55

Paulo Dybala është pranë nënshkrimit të kontratës me Juventusin.

Sulmuesi argjentinas me marrëveshjen e re do të jetë i lidhur me gjigantin torinez deri më 2021.

Por, mediat italiane raportojnë se me kontratën e re ai do të ketë të përfshirë një dëmshpërblim që ia pamundëson transferimin në Real Madrid, përcjell “lajmi.net”.

Dybala tashmë një kohë të gjatë kërkohet nga “Los Blancos” por edhe rivali i La Ligës, Barcelona. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6