Dybala kushton 40 milionë euro

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini ka bërë të ditur se sulmuesi i kërkuar nga Barcelona, Paulo Dybala, nuk do të largohet nga klubi për më pak se 40 milionë euro.

Sport

27/03/2015 15:41

Sulmuesi i Palermos, Paulo Dybala nuk do të largohet nga klubi për më pak se 40 milionë euro.

Kjo është kërkesa e presidentit të klubit sicilian, Maurizio Zamparini për argjentinasin që është objektiv i Barcelonës.

“Më kanë ofruar 35 milionë euro për Dybalan. Por, unë kërkoj 40”, deklaroi Zamparini për “Radio Kiss Kiss”.

Dybala ka mirëpritur mundësinë e transferimit në Barcelonë duke thënë se është i gatshëm të notovojë deri tek gjiganti katalan.