Dybala konfirmon: Jam duke shkuar te Juventusi

Ylli i Palermos, Paulo Dybala ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Juventusit për sezonin e ri.

Sport

24/05/2015 19:04

Njëri nga talentët më të mirë në botë për momentin, Paulo Dybala ka konfirmuar se do të transferohet te Juventusi.

“Juventusi është skuadra që më ka kërkuar mua më së shumti”, tha Dybala për Sky Sport Italia.

“Ata kanë bërë përpjekje të mirë për të më transferuar mua, dhe kjo ka qenë arsyeja që unë i kam zgjedhur ata”.

“Unë do të jap gjithçka nga vetja për të vërtetuar se Juventusi e ka pasur të drejtë që ka shpenzuar të gjitha ato para për mua”, përfundoi Dybala.