Dybala: Juventus e dëshiron Ligën e Kampionëve

Ylli i Juventus, Paulo Dybala ka bërë të ditur synimin kryesor të Juventus këtë sezon.

Sport

13/01/2019 18:00

Argjentinasi ka konfirmuar se Liga e Kampionëve është primare për “Zonjën e vjetër”.

“Liga e Kampionëve është objektivi kryesor për ne këtë sezon dhe do të japim maksimumin për ta fituar atë trofe” ka thënë Dybala, shkruan “Football Italia”, transmeton lajmi.net.

“Ateletico Madrid janë ndër skuadrat më të vështira që do të mund të përballeshim në këtë fazë” ka thënë argjentinasi.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se do të kishte shumë dëshirë të luante në një skuadër me Paul Pogba. /Lajmi.net.