Dybala: Jam shumë më fat!

Paulo Dybala ka deklaruar se është shumë më fat që luan për Juventusin.

Sport

07/12/2018 14:44

Sulmuesi argjentinas në vitin 2015 nga Palermo është transferuar te Juventus, dhe në 110 paraqitje ka realizuar 54 ndeshje.

“Unë u bashkova me Juventusin tre vite më parë. Isha 21 vjeçar dhe zgjodha numrin 21 në fanellë, e cila ka histori të rëndësishme te Juventusi”, ka deklaruar Dybala, përcjell ‘lajmi.net’.

“Klubi kërkoi që unë të merrja numrin 10 dhe për mua nuk ishte një vendim i lehtë, sepse e dija që kritikat do të ishin më të ashpra”.

“Megjithatë, pasi e mendova këtë, e pranova sfidën. Ndihem shumë më fat që jam në një klub kaq të madh”./Lajmi.net/