Dybala i shkruan Del Pieros

Alessandro Del Piero ka marrë një urim të veçantë nga Paulo Dybala.

Sport

09/11/2017 13:52

Alessandro Del Piero sot feston ditëlindjen e 43-të.

Ish kapiteni i Juventusit ka marrë një urim të veçantë nga Paulo Dybala.

Futbollisti i “Bianconerëve” sot luan me fanellën me numrin 10 që për një kohë të gjatë ishte veshur nga Del Piero.

“Një legjendë me të cilin do të më kishte pëlqyer shumë të luaj. Urime ditëlindjen”, shkroi Dybala në postimin e tij në rrjetet sociale. /Lajmi.net/