Dybala futet në histori të Juventusit

Paulo Dybala ka qenë thjeshtë fantastik mbrëmë.

Sport

03/10/2018 08:41

Sulmuesi argjentinas arriti që ta fitoj i vetëm ndeshjen ndaj Young Boys, pasi shënoi që të tri golat në ndeshje.

Juventusi fitoi me rezultat të pastër, 3 me 0, ndaj Young Boys, ku argjentinasi hyri në histori të klubit, përcjell “lajmi.net”.

Dybala është bërë lojtari i katërt që ka shënuar het-trik në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Pippo Inzaghi, Alex Del Piero dhe Arturo Vidal, ishin lojtarët që e kishin bërë të njëjtën gjë te Juventusi.

Argjentinasi ishte në natën e tij më të mirë, duke mos lënë që të vërehet mungesa e Cristiano Ronaldos, që ishte i suspenduar për kartonin e kuq ndaj Valencias. /Lajmi.net/