Dybala flirton me Pogban rreth një rikthimi të mundshëm

Paulo Dybala është pyetur rreth të ardhmes së Paul Pogbas në një intervistë për Telefoot.

Merkato

13/01/2019 14:24

Paulo Dybala ka thënë se ai nuk e di se ku do të luajë Paul Pogba, por që do të dëshironte ta kishte sërish në skuadër.

Sulmuesi argjentinas ka thënë se çdo skuadër do të dëshironte ta kishte mesfushorin francez, por që do ta respektoj privatësinë e tij.

“Ai (Pogba) është një lojtar që çdo skuadër e ëndërron ta ketë në skuadër”, tha fillimisht Dybala, përcjell lajmi.net.

“Unë nuk e di se ku do të luajë ai, por unë do t’i dëshirojë fat ku do që të shkon”, ka shtuar më tej argjentinasi. /Lajmi.net/