Dybala: Festa me maskë nisi nga një gabim i madh i imi

Paulo Dybala ka treguar se si ka lindur festimi i tij me maskë.

Sport

27/05/2017 13:07

Ylli i Juventusit ka thënë që gjithçka filloi pas një gabimi të tij.

“Lindi nga një gabim i imi, nga penalltia e humbur kundër Milanit, në finalen e Superkupës në Doha. Nuk ishte një moment i lehtë, hasa vështirësi që të rigjeja humorin, t’i shihja të tjerët në sy, ndihesha fajtor. Për këtë arsye postova frazën e Michael Jordanit: Kam gabuar shumë e shumë herë në jetën time dhe për këtë arsye pata sukses”, deklaroi Dybala, përcjellë “Lajmi.net”.

“Maska pastaj është ajo e ‘Gladiatorit’, film të cilin mund ta kem parë mbi 30 herë, por nga i cili kam mësuar se në jetë është e nevojshme që të çohesh dhe të luftosh, sa herë që të kërkohet, por në të njëjtën kohë që ka edhe luftëra të kota. Për shembull, mundohen të më vënë me çdo kusht në krahasim me Messin”, shtoi Dybala. /Lajmi.net/